
Bujar Osmani, kandidati për president, sot para mediave diskutoi për çështjet e ikjes së rinisë nga shteti, duke shprehur vetëdijen për shkaqet që çojnë deri në këtë pikë.
“Migrimin e të rinjëve ne nuk mund ta ndalim, ne duhet ikjen e trurit ta shëndrojmë në qarkullim të trurit që njerëzit të kenë mundësi mobiliteti të kenë mundësi të shkollohen jashtë, por të kthehen përsëri për zhvillim në vendin e vet”, tha Bujari.
Ai shtoi se ndryshimet kushtetuese duhet të behën menjëherë, të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian deri në 2030, të rrisim standartin jetësor.



