LajmeMaqedoniTopLajm

11 fshatra të Tetovës dhe disa lagje të qytetit do të mbeten pa rrymë, ja cilat!?

Për shkak të ndërprerjeve të planifikuara në furnizimin me energji elektrike, nesër (20.02.2026) pa rrymë do të mbetet një pjesë e qytetit të Tetovës, si dhe 11 vendbanime në rajonin e Tetovës, përcjell tetova1

Sipas njoftimit, ndërprerjet do të realizohen në orët e paradites dhe do të zgjasin disa orë, varësisht nga lokacioni.

Pa energji elektrike do të jenë fshatrat: Brvenicë, Rakovec, Reçicë e Madhe, Kamjan, Bogovinë, Pallçishtë i Poshtëm, Jellovjanë, Urviç, Sellcë e Keçe, Reçicë e Vogël dhe Novo Sellë, në periudhën prej rreth orës 09:15 deri në 11:45.

Ndërkohë, në fshatin Zherovjan ndërprerja do të zgjasë më gjatë, nga ora 09:20 deri në 14:20.

Në Tetovë, ndërprerje do të ketë nga ora 09:30 deri në 14:00, ku pa rrymë do të mbeten objektet në pjesën e sipërme të lagjes Drenovec.

Një ndërprerje e planifikuar është paralajmëruar edhe për fshatin Zhelinë më 23 shkurt, nga ora 09:00 deri në 14:00.

Autoritetet kompetente apelojnë që qytetarët të përshtaten me kohë ndaj ndërprerjeve dhe të ndërmarrin masat e nevojshme

Related Articles

Back to top button
Close
Close