
Edicioni “Vogue” në Filipine ka zbuluar Apo Whang-Od si yllin e kopertinës së numrit të prillit, një lëvizje që e bën artisten 106-vjeçare të tatuazheve nga Filipinet personin më të vjetër që është shfaqur ndonjëherë në ballinën e kësaj reviste.
Whang-Od – e njohur edhe si Maria Oggay – ka përsosur artin e tatuazheve me prekje me dorë që kur ishte adoleshente, duke mësuar nën udhëzimet e babait të saj.
Ajo konsiderohet si tatu-artistja (mambabatok) më e moshuar në vend.
Tani, janë vizitorët ndërkombëtarë ata që në numër të madh kërkojnë dizajnet e saj gjeometrike.
“E shpallur si mambabatok i fundit i brezit të saj, ajo ka ngulitur simbolet e fisit Kalinga, që nënkuptojnë forcën, guximin dhe bukurinë në lëkurën e mijëra njerëzve që kanë bërë pelegrinazhin në Buscalan”, tha edicioni “Vogue” në Filipine në një postim në mediat sociale. Top24




