
Mbledhja e organizuar në orën 20:30 e gjeti me sallën bosh Ahmetin, i cili pastaj mobilizoi strukturat dhe me presione të ndryshme aritën të mbledhin 25-26 persona kurse nga burime brenda BDI flitet se kan kërkuar ndihme edhe nga Dega e Vrapçishtit.Kshu që pas dy ore vonesë, në mungesë të figurave kyçe të Degës së Gostivarit filloi mbledhja e cila nuk kaloi në atmosferë të këndshme ku shihet edhe nervozizmi dhe pakënaqësia e Ahmetit me strukturat e reja në Degën e Gostivarit.Kjo mund të shihet se lajmin për mbledhjen e publikuan në orën 00:15 pas mesnate duke thyer të gjitha regullat e informimit profesional duke publikuar fotografiteë nga prapa auditorit dhe asnje fotografi me fytyrat e personave pjesmares duke dashur të fshehin percarjen e thelle dhe mosprezencen e figurave kyce te BDI- Gostivar.
Kujtojmë se Bdi në Gostivar ka pësuar katër herë humbje të thella dhe nuk duket se do të etablohen si parti serioze ne Gostivar ne nje të ardhme të afërt.




