LajmeSport

Zyrtare/ Vedat Muriqi kthehet në Turqi, do të jetë sërish pjesë e Fenerbahçe

Lajmi po qarkullonte prej kohësh po tani është zyrtare. Vedat Muriqi i thotë lamtumirë Mallorcas dhe kthehet në Turqi, pikërisht te skuadra që e prezantoi me futbollin evropian, Fenerbahçe.

Klubi turk përmes një komunikate zyrare të publikuar në rrjetet sociale zyrtarizoi arritjen e marrëveshjes me sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës

‘Vedat Muriqi me të cilin klubi ynë ka arritur një marrëveshje, do të vijë në Stamboll për të kryer vizitat mjekësore dhe për të plotësuar detajet e fundit të kontratës së tij. Ai do të mbërrijë në terminalin Sabiha Gokcen dhe më pas do të bëhet prezantimi në publik-theksohet në komunikatën e klubit turk.

Vedat Muriqi transferohet në kampionatin turk pas një sezoni të shkëlqyer në aspektin individual me skuadrën e Mallorcas. ‘Pirati’ e mbylli kampionatin spanjoll me skuadrën ishullore me 23 gola të shënuar në këtë sezon e për më tepër ai u shndërrua në shënuesin më të mirë në historinë e klubit balear me 55 gola duke thyer rekordin e legjendës kamerunase, Samuel Eto’o.

Related Articles

Back to top button
Close
Close