
Paris Saint-Germain ka njoftuar për nënshkrimin me mbrojtësin Milan Skriniar.
Skriniari ka kaluar te kampioni francez si transferim i lirë, pas gjashtë vjetësh te Interi.
Sllovaku ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin parisien.
“Jam shumë i lumtur të jem pjesë e këtij klubi të mrekullueshëm”, ka thënë ai pas nënshkrimit.
“PSG-ja është njëri prej klubeve më të forta në botë me lojtarë të klasit botëror dhe me fansa fantastikë”.




