SportTopLajm

Zyrtare: Kostandin Zahov rinovon me Shkëndijën

Kostandin Zahov vendos të vazhdojë bashkëpunimin me Shkëndijën e Tetovës. Gardiani 33 vjeçar rinovuar zyrtarisht kontratën me Shkëndijën deri në verën e vitit 2023. Lajmi për zgjatjen e bashkëpunimit me Zahov u komunikua nga vetë klubi në faqen zyrtare. “Jam i lumtur që do të vazhdoj të përfaqësoj këtë fanellë ku kam arritur sukseset më të mëdha në karrierë. Shkëndija më ka dhënë shumë, por besoj se ja kam kthyer në të njëjtën mënyrë dhe vazhdimi i kontratës tregon se të dyja palët jemi të kënaqura me bashkëpunimin. I entuziazmuar shoh përpara për të tjera suksese”, deklaroi Zahov pasi firmosi kontratën e re me kuqezinjtë. Zahov u bashkua me kuqezinjtë tetovar në janar të vitit 2016 dhe derisa po zhvillon sezonin e tij të gjashtë me kuqezinjtë është shndërruar në një prej pikave kyçe të skuadrës. Ai ka regjistruar deri tani 176 paraqitje zyrtare me Shkëndijën, prej të cilave 137 në kampionat, 9 në Kupë dhe 30 përballje në Kupat e Europës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close