LajmeSport

Zyrtare/ Chelsea konfirmon transferimin e radhës, prezantohet mbrojtësi i kombëtares franceze

Chelsea ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit Maxence Lacroix nga Crystal Palace. Klubi londinez ka arritur marrëveshjen për një paketë prej 52 milionë paundësh për kartonin e francezit.

Lacroix ka firmosur të mërkurën një kontratë afatgjatë me “Blutë” e Londrës, duke u bërë përforcimi i radhës për skuadrën e drejtuar nga Xabi Alonso.

Mbrojtësi 25-vjeçar vjen pas një periudhe të suksesshme te Crystal Palace, ku u shqua për paraqitjet e tij në Premier League dhe fitoi besimin e klubeve të mëdha angleze.

Transferimi i Lacroix shihet si një lëvizje nga Chelsea për të forcuar repartin e mbrojtjes, ndërsa klubi vazhdon investimet te lojtarët me kontrata afatgjata.

Related Articles

Back to top button
Close
Close