Zëvendëskryeministri i parë shqiptar, Artan Grubi, sot ka takuar ish-kandidatin për kryeministër të parë shqiptar në vend, Naser Zyberi.
Grubi në Facebook bëri të ditur se nga Zyberi ka marrë premtimin se do të jetë i hapur për bashkëpunim dhe njohuritë e tij do t’i vendosë në funksionalizimin e ministrisë së re që udhëheq Grubi.
“Sot takova frontmenin apartiak të fushatës dhe idesë së z.Ahmeti për barabarësi në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Naser Zyberi. Zyberi më premtoi se do të jetë i hapur për bashkëpunim dhe që të gjitha njohuritë e tij do t’i vë në dispozicion të së mirës, funksionalizimit të ministrisë së re dhe perspektivës euro-atlantike të vendit”, shkruan zëvendëskryeministri Artan Grubi në rrjetin social Facebook.