LajmeMaqedoni

Zv/kryeministri Sali pret kryeparlamentarin Gashi në Qeveri, në fokus reformat dhe rruga drejt BE-së

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka pritur në takim Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, me të cilin ka biseduar për avancimin e reformave kyçe dhe procesin e integrimit evropian të vendit.

Sipas njoftimit të Saliut, në fokus të takimit ishte paketa e ligjeve që lidhen me zbatimin e Agjendës Reformuese, si dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat synojnë përshpejtimin e reformave, forcimin e standardeve demokratike dhe avancimin e rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut.

“Sot pata nderin të mirëpres në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi. Biseduam për paketën e ligjeve që lidhen me zbatimin e Agjendës Reformuese, si dhe për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me qëllim përshpejtimin e reformave, forcimin e standardeve demokratike dhe avancimin e procesit të integrimit evropian të vendit”, ka deklaruar Sali.

Ai theksoi se institucionet mbeten të angazhuara për koordinim të ngushtë në funksion të realizimit të reformave.

“Mbetemi të përkushtuar që, përmes bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional, të avancojmë proceset reformuese dhe rrugën evropiane të vendit”, ka përfunduar zëvendëskryeministri i parë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close