LajmeMaqedoniTopLajm

“Zoti e bekoftë gjuhën shqipe” – Valbon Limani dhe Valdet Xhaferi në shënimin e 22 Nëntorit

Kryetari aktual i Gostivarit dhe kandidat edhe për një mandat, Valbon Limani bashkë me kryesuesin e Këshillit Komunal, Valdet Xhaferi kanë marrë pjesë në manifestimin për shënimin e 22 Nëntorit, njofton Top24
“Së bashku me Kryetarin e Këshillit Komunal të Gostivarit, mikun tim, z. Valdet Xhaferi, morëm pjesë në shënimin e 117-vjetorit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, një nga gurthemelët e identitetit dhe unitetit tonë kombëtar. Alfabeti i vendosur nga burrat e urtë të Kongresit të Manastirit mbetet trashëgimi thelbësore që ruan gjuhën, kulturën dhe vetëdijen tonë kombëtare.
Ceremonia, e organizuar nga Qendra për Kulturë në Gostivar, në bashkëpunim me Komunën dhe shkollat e qytetit, u pasurua me këngë, recitale dhe valle tradicionale shqiptare nga nxënësit e shkollave fillore. Performancat e tyre na rikujtuan gjallërinë dhe vlerën e gjuhës sonë, si dhe rëndësinë e respektit ndërkulturor në një shtet multietnik.
Mirënjohje të gjithëve për atmosferën plot krenari dhe emocion.
Zoti e bekoftë gjuhën shqipe!
Zoti bekoftë çdo gjuhë të botës!”, shkruan Limani.

Related Articles

Back to top button
Close
Close