
Lëvizja ZNAM është duke formuar një ekip negociator për bashkëpunim me partitë politike dhe në kuadër të partneritetit qeveritar tashmë po i fillojmë bisedimet me partnerin tonë qeveritar VMRO-DPMNE. Kështu ka njoftuar në konferencën e sotme zëdhënësi i Lëvizjes ZNAM, Nikolla Memov, transmeton Portalb.mk.
Sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale, ai tha se kryesia e partisë po mendon pjesëmarrjen e pavarur në nivel të listave për këshilltarë, ndërsa sa i përket bashkëpunimit në përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë të komunave në komuna, po mendon bashkëpunimin dhe mbështetjen e ndërsjellë me VMRO-DPMNE-në.
Ai, megjithatë, theksoi se kandidatët e ZNAM-it do të jenë kandidatë të pavarur, të mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni i tyre. Deri më tani, siç tha ai, kanë biseduar ekskluzivisht me koalicionin VMRO-DPMNE.
I pyetur se a është e mundur mbështetja dhe koalicioni me një parti tjetër, ai u përgjigj se përfundimi dhe bashkëpunimi për një mbështetje të tillë të mundshme në zgjedhjet lokale do të vendoset organet e partisë.
I pyetur nëse ministri aktual i Shëndetësisë Arben Taravari duhet të jetë jashtë kabinetit qeveritar, pas turbulencave në “VLEN”, ai tha se qëndrimi i ZNAM-it është shumë i qartë, se është çështje e brendshme e koalicionit “VLEN” dhe pozicioni i partisë së Taravari në qeveri varet nga qëndrimi i kryeministrit.
Së fundmi, po flitet në opinion edhe për rikonstruim të qeverisë, dalje nga qeveria të fraksionit të Arben Taravarit, respektivisht prishje te koalicionit VLEN. Dhe krejt kjo, si shkak i zgjedhjeve lokale, të planifikuara për muajin tetor. Jo gjithë partitë politike në koalicionin qeveritar mendojnë se bashkëpunimin në nivel qendror ta zbatojnë edhe në atë lokal.



