
Partia ZNAM e Maksim Dimitrievskit ka dalë në mbështetje të VLEN rreth informatave që po qarkullojnë në opionion për bashkëpunim eventual mes ASH-Taravari dhe BDI-së, shkruan Top24
Ne nuk jemi organe hetimore që duhet të sigurojnë prova, por Taravari duhet të tregojë nëse bashkëpunon me BDI. Kështu u shpreh sot lideri i ZNAM, Maksim Dimitrievski në konferencën për shtyp duke iu përgjigjur pyetjes për koalicionin qeveritar. Ai tha se në momentin kur Taravari do të njoftojë se bashkëpunon me BDI, për ZNAM ai nuk do të jetë partner i qeverie.
“z. Taravari duhet të prononcohet në këtë temë dhe të tregojë nëse ka ose nuk ka bashkëpunim me BDI. Në momentin kur do të konfirmojë se ka një bashkëpunim të tillë, ne tashmë nuk do ta konsiderojmë partner qeveritar. Të paktën ne nga ZNAM”, deklaroi Maksim Dimitrievski – kryetar i ZNAM.



