
Në një tokë bujqësore me grurë në territorin e komunës së Vrapçishtit ka shpërthyer një zjarr i cili ka djegur të mbjellat dhe i njejti po përhapet. Njësiti Teritorial kundër Zjarrit në komunën e Vrpaçishitit dhe Bogovinë ka intervenuar dhe po punojnë në parandalimin e përhapjes së zjarrit në tokat tjera, shkruan Top24
Sot, në territorin e komunës sonë janë përfshirë nga zjarri disa fusha bujqësore, duke shkaktuar rrezik serioz për ambientin dhe pronën e qytetarëve.
Zjarfikësit e komunës sonë, në bashkëpunim me Njësinë e Zjarrfikësve të Komunës së Bogovinës, janë në terren dhe po angazhohen me përkushtim për ta fikur zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij në arat dhe fushat përreth.
Ju bëjmë apel që të tregoni kujdes maksimal dhe të mos ndizni zjarre në fushat bujqësore apo në sipërfaqe të hapura. Kujdesi dhe ndërgjegjësimi juaj janë thelbësorë për të shmangur rreziqe të tilla dhe për të mbrojtur natyrën dhe jetën tonë të përbashkët.
Faleminderit për mirëkuptimin!



