LajmeMaqedoniTopLajm

Zjarr mbi fshatin Arnaqi në komunën e Sarajit

Në zonën mbi fshatin Arnaqi, në komunën e Sarajit, është regjistruar një zjarr në pyll në terren të paqasshëm, kumtoi sonte Qendra për menaxhim me kriza (QMK).

Në vendin e ngjarjes janë të pranishme ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ndërsa njëkohësisht është njoftuar dhe Brigada territoriale e zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit (BTZ– Qyteti i Shkupit), Pyjet kombëtare të Karaxhicës, ELS Saraj dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim Shkup (DMSH).

Related Articles

Back to top button
Close
Close