LajmeMaqedoniTopLajm

Ziberi: Të burgosurit trajtohen me kërcënime

Avokati i Popullit, Naser Zyberi në konferencën e sotme për shtyp tha se nga kontrollet që kanë kryer është konstatuar se të burgosurit trajtohen me kërcënime nga gardianët e burgjeve dhe personeli tjetër.

Zyberi tha se institucioni që ai drejton, Avokati i Popullit do ti kushtoj vëmendje të posaçme që të inkurajoj të burgosurit ti paraqesin këto parregullsi të keq trajtimeve ndaj tyre.

Edhe Komiteti i Helsinkit dhe jo vetëm kanë reaguar vazhdimisht lidhur me gjendjen e të burgosurve dhe kushtet e tyre brenda qelive.

Raportimet e njëjta pothuajse nuk janë marrë parasysh asnjëherë nga autoritetet për tu ndërmarrë ndonjë veprim konkret drejt zgjidhjes së problemeve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close