
Arben Ziberi nga Fronti Europian adresoi kritika të shumta ndaj fjalimit të djeshëm të Gordana Siljanovska Davkovës në inaugurimin si presidente e vendit. Ziberi në Daily Click tha se ajo e shkeli Kushtetutën duke mos e përmendur emrin zyrtar të shtetit.
“Dje e arsyetoi ajo se shumë në të drejtë ne kemi qenë. Paramendoni, kryetari i shtetit, figura unifikuese që duhet të jetë, e para e këtij vendi, shkel me dy këmbë kushtetutën në momentin e parë që betohet”, theksoi Ziberi.
Ziberi tha se fjalimi i Siljanovskës ishte tejet i dobët, shtoi se u përmendën shumë gra që veprojnë në rajon e më gjerë në politikë, por jo edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ishte ndër të para që e uroi Siljanovskën.
“Shihni sa cinike ishte dje, fjalim më i dobët i një presidenti të shtetit në RMV, ishte fjalimi më i dobët. E njoh personalisht se kemi qenë kolegë deputetë, fjalimet në Parlament i kishte shumë më të mira se fjalimi dje si president. Ai fjalim ngjau si, tash respekt për gratë, si me qenë në festën e 8 Marsit. Ajo përmendi, tha ma ka uruar Doris Pak zgjedhje, kryetarja e Sllovenisë, në asnjë moment, harroi se Vjosa Osmani ndër të parët e uroi, kryetarja e Kosovës. A e dini pse nuk e tha, nuk e kishte problem që ta thotë Vjosa Osmani ma uroi, ajo kishte problem ta përmend Republika e Kosovës”, pohoi Ziberi.



