LajmeMaqedoniTopLajm

Ziberi: Pa asnjë bazë po tentojnë t’i rrëmbejnë Frontit Europian dy mandate, vetëm për ta zbutur humbjen

Arben Ziberi nga Fronti Europian në Daily Click tha se përmes ankesave në KSHZ, VLEN-i po përpiqet t’i marrë Frontit Europian 2 deputetë, nga gjithsej 19 që kanë fituar. Ziberi thotë se Fronti është fitues në kampin politik shqiptar.

“Ne si Front Europian e kemi thënë që në fillim se nuk mendojmë për manipulim të zjedhjeve dhe sot kemi ardhur në një pikë ku partitë e opozitës së deritanishme mundohen që të krijojnë një “inzhinjering zgjedhor” duke tentuar pa asnjë bazë t’i rrëmbejnë dy mandate Frontit Europian vetëm e vetëm që ta zbusin humbjen e madhe që pësuan me 8 maj”, theksoi Ziberi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close