LajmeMaqedoniTopLajm

Ziberi: BDI do të dalë më e fortë përkundër vërejtjeve të “Grupit të zjarrit”

“BDI do të dalë më e fortë përkundër vërejtjeve të Grupit të zjarrit”, kështu deklaron deputeti i BDI-së, Arben Ziberi duke shtuar se nuk pret ndryshime drastike sepse sipas tij  partia po debaton për problemet dhe thotë se ky është një tregues i mirë.

– Që kur ka ekzistuar BDI-ja, vite më parë ka pasur gjithmonë debat dhe kjo është mirë për një parti. Unë nuk mendoj se dikush do të digjet. BDI do të dalë më e fortë nga ky debat. Ne i dimë vërejtjet e Grupit të zjarrit. Një nga kërkesat e tyre dhe formimi i organeve të partisë, që ndodhi më 15 – Këshilli i Përgjithshëm zgjodhi një kryesi të re të partisë. Aty anëtarë janë edhe nga Grupi i zjarrit. Në BDI nuk do të ketë asnjë problem. Ndryshe nga e kaluara kjo ishte publike. Nuk është se nuk ka pasur më parë, tha Ziberi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close