BotaLajme

‘Bota në prag të katastrofës bërthamore’, eksperti jep alarmin

Peter Ricketts, ish-këshilltari i qeverisë britanike për sigurinë kombëtare dhe kreu i Shërbimit Diplomatik, tha se rënia e rendit global  pas Luftës së Dytë Botërore, fuqëzimi i Kinës dhe agresioni i Putinit po na çojnë drejt një rrugë vdekjeprurëse, sipas mediave të huaja.

Ai gjithashtu përmendi edhe gjendjen e marrëdhënieve globale midis Lindjes dhe Perëndimit, si dhe brenda Europës, duke paralajmëruar për një stuhi krizash që mund të rrëzojnë rëndin global.

“Situata ndërkombëtare është më e rrezikshme dhe e paparashikueshme se kurrë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore,” tha ai, duke shtuar se lufta në Ukrainë nuk ka gjasa të përfundojë së shpejti.“Ne po shohim luftën më të madhe në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore. Po shohim qytete të shkatërruara. NATO-ja tani po i rikthehet qëllimit të saj fillestar nga viti 1949 – mbrojtja e territorit të vendeve anëtare.”

Duke iu kthyer pushtimit shkatërrues të Ukrainës nga tirani i çmendur Vladimir Putin, ai tha: “Lufta e tij jo vetëm që ka dështuar në arritjen e objektivave të saj ushtarake, por ka minuar reputacionin e ushtrisë së tij, raporton abcnews.al.

Peter Ricketts shtoi se çdo sulm bërthamor në Ukrainë është i pamundur, pasi Putini e di se do të rezultonte “katastrofik” për Rusinë.“Përdorimi i armëve bërthamore në Ukrainë do të ishte një rrezik absurd,” tha ai.

Megjithatë, ai paralajmëroi se lufta nuk ka gjasa të përfundojë së shpejti, me ardhjen e dimrit qëe pritet të ngadalësojë përparimin ukrainas kundër forcave ruse.

“Asnjëra palë nuk mund të shpallë fitoren e plotë,” tha ai. “Nuk ka asnjë perspektivë që Presidenti Zelensky do të pranonte një zgjidhje paqeje që përfshin lëshimet territoriale”.

Në vend të kësaj, tha ai, opsioni më i mundshëm është një “armëpushim i stilit të Koresë”, pa nënshkrimin e një marrëveshjeje paqeje.

“Të dyja palët do të pranojnë se nuk mund të shkojnë më tej apo të luftojnë më”, tha ai. “Por asnjëra palë nuk do ta pranojë këtë apo të nënshkruajë një traktat paqeje.”

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut ranë dakord për një armëpushim në vitin 1954 pas disa vitesh luftimesh dhe një zonë e demilitarizuar (DMZ) ka mbetur në fuqi midis dy vendeve që atëherë.

Peter e përshkroi aneksimin e fundit të Donbasit nga Putini si një “përpjekje të dëshpëruar” nga tirani për t’i treguar popullit rus një lloj fitoreje. Ai gjithashtu paralajmëroi rrezikun në rritje nga Kina.

“Rusia është një kërcënim i menjëhershëm për sigurinë, por Kina është një rrezik afatgjatë për sigurinë”, tha ai, duke vënë në dukje investimin masiv të vendit në armët ushtarake dhe bërthamore.

Ai paralajmëroi se një “krizë e madhe” do të ndodhë midis Kinës dhe Tajvanit në 10 deri në 15 vitet e ardhshme, duke shtuar se Xi Jinping, i cili kohët e fundit e shpalli veten udhëheqës të përjetshëm të Kinës , dëshiron të “zgjidhë” çështjen e Tajvanit përpara se të largohet nga detyra.

Related Articles

Back to top button
Close
Close