
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela përmes një postimi në profilin e tij në FB ka uruar kualifikimin e KF.Arasimi nga Çegrani në ligën e parë të Maqedonisë së Veriut, duke shtuar se Ky sukses është rezultat i përkushtimit, disiplinës dhe dashurisë për lojën, shkruan Top24
Me shumë respekt dhe krenari, i urojmë Klubit të Futbollit Arsimi nga Çegrani kualifikimin në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut! Ky sukses është rezultat i përkushtimit, disiplinës dhe dashurisë për lojën. Urime lojtarëve, stafit dhe gjithë tifozëve të Çegranit – rruga e suksesit sapo ka filluar!



