
Lideri i Aleancës për Shqiptarët sonte theksoi se edhe pse jemi në opozitë ne nuk ju kemi gënjyer dhe më së miri këtë e dëshmon puna e Albon Xhemailit.
Me transparencën më të saktë dhe me kontributin e tij, kjo komunë ka një ndër investimet më të duhura për banorët e fshatrave që i takojnë komunës së Bogovinës.
Sela tha se pozita i frikëson njerëzit duke i larguar nga puna, duke i kërcënuar me shefat e tyre, andaj duhet të themi NDAL kësaj mënyre për të marrë votat e tyre sepse çdo qytetar ka të drejtën e punës dhe se nuk duhet të kërcënohet ai i cili është i punësuar.



