LajmeMaqedoniTopLajm

Ziadin Sela citon Nënën Terezë: “Disa njerëz vijnë në jetë si bekim. Disa të tjerë vijnë si mësim”

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela përmes një postimi në profilin e tij në FB ka kujtuar shënjtoren Nëna Terezë në 111 vjetorin e lindjes së saj. Sela ka nisur postimin e tij me citim të shënjtores Nëna Terezë e cila ka thënë  “Disa njerëz vijnë në jetë si bekim. Disa të tjerë vijnë si mësim.”, shkruan Ziadon Sela përcjellë TOP24.

Sela më tej shton se Nëna Terezë ishte shembull i shkëlqyer i njerëzimit dhe shpresojmë se mund të përvetësojmë disa nga vlerat e saj. Nënë Tereza është dhe do të mbetet sinonim i dashurisë, paqes, tolerancës, solidaritetit dhe dhembshurisë e cila i kushton tërë jetën e saj shërbimit të njerëzimit. Atë që ne bëjmë për Nënë Terezën do të jetë gjithmonë shumë pak krahas asaj që bëri ajo për njerëzimin!, ka përfunduar kreu i ASH-së përcjellë TOP24.

//

Related Articles

Back to top button
Close
Close