LajmeMaqedoniTopLajm

Ziadin Sela alarmon: Shqiptarët në shënjestër të sulmeve të organizuara, shteti hesht!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, reagoi ashpër ndaj sulmit fizik ndaj një të riu shqiptar në Manastir, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për një incident të izoluar, por për një sulm të mirëorganizuar. Ai paralajmëroi se autorët dhe porositësit jo vetëm që nuk fshihen, por madje mburren hapur me veprimin e tyre.

Sela akuzoi tifogrupin “Çkembari” për gjuhë të hapur urrejtjeje dhe kërcënime ndaj shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera në vend, duke thënë se kjo përbën rrezik edhe për rendin kushtetues. “Shqiptarët kërcënohen haptas, përdoret gjuhë urrejtjeje dhe fyhet flamuri shqiptar, i garantuar me Kushtetutë, ndërsa shteti hesht”, u shpreh ai.

Kryetari i ASH-së kritikoi MPB-në, prokurorinë, zëvendësministrin shqiptar në Ministrinë e Brendshme dhe gjithë bartësit e përgjegjësive shtetërore për mungesë reagimi, duke shtuar pyetjen e rëndë: “Kush do t’i mbrojë qytetarët shqiptarë nga realizimi i këtyre kërcënimeve?”

Related Articles

Back to top button
Close
Close