LajmeMaqedoniTopLajm

Zhelina, Leshnica dhe Strimnica i dhanë shuplakë Kasamit, Azizit dhe Sejdiut (FOTO)

Shuplakë të madhe i dhanë tre fshatrat Zhelina, Leshnica dhe Strimnica kreut të BESËS, Bilall Kasamit, Adnan Azizit dhe kryetarit të komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiut.

Siç shihet në fotografitë që ka postuar Bilall Kasamit shihen se asnjë qytetarë i rëndomt nuk i ka respektuar, në takim në tre fshatrat shihen vetëm dy tre anëtarë dhe dy tre fshatarë të fshatrave Zhelinë, Leshnicë dhe Strimnicë.

Zhelina shuplakë të madhe i dha edhe në zgjedhje Blerim Sejdiut me një humbje të thellë shkaku se pas shumë mashtrimeve nuk investoi 1 euro. Në Strimnicë kreu i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu shiti varrezat dhe tentoi të shes edhe oborin e shkollës, ndërsa në Leshnicë u mundua të përvetësoj ndërtimin e shkollës fillore një projektë i Ministrisë së Arsimit.

Kasami, Azizi dhe Sejdiu tentuan që në rrugët e fshatrave Zhelinë, Strimnicë dhe Leshnicë të bëjnë fotografi me fëmijë që nuk kanë drjetë vote, por edhe ata ishin dy tre fëmijë.

Ndryshe siç mësohet me 8 Maj pritet një humbje e thellë e Blerim Sejdiut në komunën e Zhelinës pasi edhe mërgimtarët dëshirojnë ta dënojnë kryetarin e komunës për mashtrimet dhe shitjen e varrzeave./TS/


Related Articles

Back to top button
Close
Close