LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti i përgjigjet Mickoskit për “emisarët”: Kristijan, unë kam hyrë në politikë si kryengritës dhe nuk dal puthadorë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot tha se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti po i dërgon emisarë për të krijuar bashkërisht qeverinë, siç tha Mickoski, pa kushte. Kreu i integristëve për këto deklarata në Dibër tha se në politikë ka hyrë si kryengritës dhe se nuk do të dalë si puthadorë.

“Kristijan, unë kam hyrë në politikë si kryengritës dhe nuk dal puthadorë, të merremi vesh. Mua për 22 vjet më ka votuar populli, mua në politikë pas demobilizimit dhe konsultave që kam pasur me dy drejtues shqiptarë, Arben Xhaferin dhe Imer Imerin, të dy më kanë thënë, hy në politikë, bëje shtëpinë tënde, dhe unë e bëra, dhe tash Kristijan unë kam bërë Frontin, bashkë me bashkë drejtuesit që drejtojnë partitë politike shqiptare në vend këtu, por që këtë Front, Krisitjan, e ka bërë më të pathyeshëm edhe kyçja e komuniteteve që ju i nënçmoni, i përbuzni”, deklaroi Ahmeti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close