
Në numrin për thirrje emergjente 112 është pranuar raportim nga një zyrtar policor për një grua të zhdukur.
Me kërkesë të policisë, është kërkuar përfshirja e dronëve në operacionin e kërkimit.
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) është informuar menjëherë Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) për angazhimin e dronëve në kërkimin e gruas së zhdukur.
Sipas informacioneve të fundit, kërkimi për gruan ende po vazhdon.



