LajmeMaqedoniTopLajm

Zgjedhjet presidenciale/U votua në shtëpinë për përkujdesjen e të moshuarve “Nënë Tereza” në Shkup, nuk mungon as kënga

Një ditë para zgjedhjeve, votimi për zgjedhjet presidenciale mbahet për të sëmurët dhe personat e pafuqishëm, të burgosurit, ata që janë në paraburgim dhe në shtëpitë e të moshuarve dhe shtetasit tanë jashtë vendit.

TV21 vizitoi shtëpinë për përkujdes të të moshuarve “Nënë Tereza” në Shkup, ku të drejtën e tyre të votës e kanë ushtruar 46 persona, e ku nuk mungonte edhe kënga.

“Nga 66 shfrytëzues, votuan 46, të tjerët do ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre në vendet ku jetojnë. Votimi kaloi më së miri”, tha Dean Petrov, udhëheqës i Shtëpisë për Përkujdesjen e të Moshuarve “Nënë Tereza”

“Pa dallim se me kë jetojmë dhe si, ne të gjithë jemi këtu vëllezër. Nuk duhet të ndahemi, të bëjmë ndarje mes nesh. Ne jetojmë në këtë territor që duhet të gjithë ta ruajmë”, tha njëri nga të moshuarit.

“Kishte rend të mirë, votuam, kemi votuar këtu 3-4 herë”, tha një e moshuar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close