
Shpërndarja e këshillit komunal të Tetovës si pasoj e mos votimit të llogarisë përfundimtare ka hapur debatin se di do të duket përbërja e re këshillit dhe koalicionet e mundëshme pra dhe paszgjedhore shkruan TOP24.
Përbërja e këshillit komunal i cili u shpërbërë formohej nga 10 këshilltarë BDI, 8 këshilltarë të Lëvizjes Besa, 2 këshilltarë të Partisë Demokratike Shqiptare, 2 këshilltarë Aleanca për Shqiptarët, 2 këshilltarë lista Më mirë për Tetovën, 1 këshilltarë Alternativa, 2 këshilltarë Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë dhe 4 këshilltarë VMRO-DPMNE, përcjellë TOP24.
Zgjedhjet e radhës pa dyshim do të sjellin rezultate krejtësisht tjera duke pasur parasyshë koalicionet e mundëshme që mund të ndodhin sidhe kandidatët që me siguri do të jenë emra të tjerë.
Por si mund të duken koalicionet e reja?
Duke pasur parasyshë koalicionet në rrethin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komune sidhe përbërjen e shumicës në këshill është shumë e mundur që Lëvizja Besa dhe Aleanca të jenë me një listë të përbashkët duke synuar shumicën në këshillin e komunës së Tetovës. Një mundësi e dytë e koalicinimit është koalicioni mes LB, ASH dhe VMRO-DPMNE-së, dhe në anënt tjetër mes BDI-së dhe Alternativës.
Sido që të jetë situata e krijuar me këshillin komunal më së shumti i dëmton qytetarët e Tetovës për shkak të mosfunksionalizimit të këshillit të komunë për më shumë se 6 muaj.TOP24



