LajmeMaqedoni

Zgjedhjet/ MPB: Janë marrë të gjitha masat

Ministria e Punëve të Brendshme thotë se është angazhuar një numër i madh i punonjësve policorë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale. Sipas MPB-së masat e ndërmarra kanë për qëllimin garantimin e procesit të qetë dhe demokratik.

“Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura për organizimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike. Shpresojmë që do ti përsërisim zgjedhjet e 24 prillit. Gjithçka që duhet të ndërmerret nga ana e punonjësve policorë është ndërmarrë. Është angazhuar numër i mjaftueshëm i njerëzve, janë angazhuar maksimalisht resurset teknike, shpresoj se do të përsërisim një ditë  të bukur dhe te qetë siç ishte para dy javësh”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ndërkohë një ditë më parë, zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë Kriminale në Sektorin e Punëve të Brendshme në Veles kanë arrestuar dy persona nga Çashka, të cilët dyshohen për ryshfet gjatë zgjedhjeve. Në banesat e tyre është bërë bastisje dhe janë gjetur pistoleta të ndryshme, plumba dhe para. MPB-ja njoftoi se ndaj tyre do të ngritet padi përkatëse.

Related Articles

Back to top button
Close
Close