LajmeMaqedoniTopLajm

Zëvendësministri Shabani: 9 Maj dita e Europës dhe dita e një kapitulli të ri kur lind VLEN

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Admir Shabani përmes një video postimi ka theksuar se 9 Maj është dita kur festohen vlerat e unitetit, paqes dhe bashkëpunimit është dita e Europës dhe në këtë ditë lind një kapitull i ri për vendin tonë, lind VLEN dhe VLEN nuk është thjeshtë një parti e re, është një ide që merr formë është një përgjigje ndaj kohës që kërkon më shumë përgjjegjësi më shumë transparencë dhe më shumë dinjitet në përfaqësim.

Europa nuk është vetëm një destinacion, por është standard! Sot ne zgjedhim që këto standarde ti ndërtojmë këtu në vendin tonë. 9 Maji na kujton se ndryshimet e mëdha fillojnë me guximin për tu bashkuar rreth vlerave të përbashkëta dhe VLEN përfaqëson pikërisht këtë. VLEN përfaqëson bashkëpunim, vizion dhe drejtim të qartë rreth të ardhmes Europiane.

Related Articles

Back to top button
Close
Close