LajmeMaqedoni

Zëvendësministri i Astrit Iseni për vizitë në Sektorin e MPB-së për qytetin e Shkupit

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, sot realizoi vizitë pune në Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup ku u shqyrtua gjendja aktuale në sektorin më të madh të punëve të brendshme, sfidat me të cilat përballet si mungesa e kuadrit dhe mundësitë e zgjidhjes së tyre.

“Edhe përkundër sfidave me të cilat përballet SPB Shkup konstatuan se siguria në qytet është e mirë dhe të gjitha kapacitetet e SPB Shkup janë vënë në funksion që të sigurohet siguria e qytetarëve. Njëherit, shpreha bindjen se SPB Shkup me profesionalizëm maksimal do të vazhdojë me dinamikën e njëjtë të punës, zbardhjen e veprave penale dhe sigurimin e rendit dhe qetësisë publike dhe stabilitetin në qytetin e Shkupit në interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, theksoi zëvendësministri Iseni.

Ky takim është pjesë e një sërë takimesh që do të bëhen në sektorët e punëve të brendshme për njohjen e gjendjes në të gjithë sektorët dhe njësitë organizative të MPB-së

Related Articles

Back to top button
Close
Close