
Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha sot gjatë ditës ka qëndruar në fermën e familjes Arifi në fshatin Shipkovicë duke theksuar se Mali Sharr ofron kushte të shkëlqyera për zhvillimin e blegtorisë dhe prodhimit cilësor vendor, shkruan Top24
Hoxha më tej shton se “Fermat familjare janë shtyllë e zhvillimit rural dhe e ekonomisë lokale, ndërsa mbështetja për to është investim i drejtpërdrejtë në jetën e fshatit. Aktive është thirrja për Mbështetje për ruajtjen e zonave rurale dhe zhvillimin e blegtorisë tradicionale. Parashihet kompensim prej 100% të pagës mesatare neto në Republikën e Maqedonisë së Veriut për fermat mbi 700 metra lartësi mbidetare, ndërsa 60% për ato nën 700 metra, si mbështetje për ruajtjen dhe kullotjen e bagëtive”, shkruan Albrim Hoxha përcjellë Top24



