
Zëvendësministri i Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisës së Veriut, Admir Shabani gjatë ditës së sotme ka pritur në takim Atasheun Ushtarak të Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kolonel Recai Yılmaz me të cilin diskuatuan rreth bashkëpunimin shumë të mirë ndërmjet dy vendeve tona, veçanërisht në fushën e mbrojtjes. Shabani si vende aleate, shprehi gatishmërinë që edhe në të ardhmen të kontribuojmë në mënyrë aktive në nismat rajonale që synojnë forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, shkruan Top24
Shabani më tej shtoi se “vlerësuam se bashkëpunimi bilateral mbetet tejet i rëndësishëm për avancimin e mëtejmë të kapaciteteve tona mbrojtëse dhe të dy ushtrive tona, si pjesë e Aleancës së NATO-s.”



