
Romelu Lukaku është shumë pranë transferimit te Fenerbahçe.
Gazetari i njohur për transferime, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit belg, transmeton Klankosova.tv.
Napoli i ka dhënë dritën e gjelbër marrëveshjes, pasi oferta e re e Fenerbahçes, me vlerë mbi 6 milionë euro, është pranuar.
Edhe Lukaku ka rënë dakord për të gjitha kushtet personale me klubin turk.
“Romelu Lukaku te Fenerbahçe, here we go!”, ka shkruar Romano.
Megjithatë, marrëveshja për momentin është vetëm verbale, dokumentacioni pritet të kontrollohet gjatë ditës së sotme, përpara se transferimi të bëhet zyrtar.



