LajmeMaqedoniTopLajm

Zëvendësministreja Zekolli takon Spiropalin: Takimi rikonfirmoi vullnetin e përbashkët për forcimin e lidhjeve tona kombëtare

Zëvendësministreja Kaltrina Zekolli Shaqiri gjatë ditës së djeshme ka takuar Ministren për Evropë dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali duke theksuar se këto takime rikonfirmoojnë vullnetin e përbashkët për forcimin e lidhjeve tona kombëtare, bashkëpunimin rajonal dhe avancimin e marrëdhënieve në frymën e partneritetit dhe besimit të ndërsjellë, shkruan Top24

“Me Znj. Elisa Spiropali, Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, të cilën patëm kënaqësinë ta mirëpresim mbrëmë në një darkë solemne, ku u zhvillua një bashkëbisedim i hapur mbi zhvillimet aktuale dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona.
Takimi rikonfirmoi vullnetin e përbashkët për forcimin e lidhjeve tona kombëtare, bashkëpunimin rajonal dhe avancimin e marrëdhënieve në frymën e partneritetit dhe besimit të ndërsjellë.”, shkruan Zekolli.

Related Articles

Back to top button
Close
Close