LajmeMaqedoniTopLajm

Zëvendësministreja Zekolli Shaqiri: 51 projekte me vlerë 9.1 milion denarë për Gostivarin

Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri sot ka qëndruar në komunën e Gostivarit ku është pritur nga kryetari i kësaj komune Valbon Limani me të cilin inspektuan punimet që po zhvillohen në ktë qytet. Zekolli Shaqiri theksoi se për Gostivarin janë ndarë rreth 9.1 milion denarë për 51 projekte, shkruan Top24

” Nga thirrjet e Qeverisë për mbështetje të komunave, Gostivari ka fituar gjithsej 51 projekte – 12 nga thirrja e parë dhe 39 nga thirrja e dytë, me një vlerë totale prej 9.1 milionë euro, duke u renditur ndër komunat me numrin më të madh të projekteve të miratuara. Gjatë vizitës në terren pamë nga afër rrugët “Drage Todoroski” dhe “Momir Markoski”, projekte që tashmë janë drejt përfundimit dhe që do të lehtësojnë qarkullimin dhe jetën e përditshme të qytetarëve. Njëkohësisht, po vazhdojnë intensivisht punimet në rrugën “Nikolla Teslla”, si dhe në projektin më të madh aktual, rikonstruktimin e rrugëve “18 Nentori” dhe “Sedek Kostoski”, investime të rëndësishme që po i japin një pamje dhe standard të ri infrastrukturës së qytetit” shkruan Zekolli.

51 PROJEKTE NË VLERË PREJ 9.1 MILION EURO NGA QEVERIA PËR GOSTIVARIN!
Sot, në Komunën e Gostivarit u prita në takim zyrtar ndërinstitucional nga kryetari i komunës Valbon Limani, ku diskutuam për realizimin e projekteve infrastrukturore që po transformojnë qytetin dhe vendbanimet përreth.
Nga thirrjet e Qeverisë për mbështetje të komunave, Gostivari ka fituar gjithsej 51 projekte – 12 nga thirrja e parë dhe 39 nga thirrja e dytë, me një vlerë totale prej 9.1 milionë euro, duke u renditur ndër komunat me numrin më të madh të projekteve të miratuara.
Gjatë vizitës në terren pamë nga afër rrugët “Drage Todoroski” dhe “Momir Markoski”, projekte që tashmë janë drejt përfundimit dhe që do të lehtësojnë qarkullimin dhe jetën e përditshme të qytetarëve.
Njëkohësisht, po vazhdojnë intensivisht punimet në rrugën “Nikolla Teslla”, si dhe në projektin më të madh aktual, rikonstruktimin e rrugëve “18 Nentori” dhe “Sedek Kostoski”, investime të rëndësishme që po i japin një pamje dhe standard të ri infrastrukturës së qytetit.
Punët në terren do të vazhdojnë edhe më tutje, sepse qytetarët meritojnë infrastrukturë moderne, rrugë të sigurta dhe zhvillim të barabartë.
Si VLEN, mbetemi të përkushtuar që çdo komunë të gëzojë kushte më të mira për jetesë dhe projekte konkrete që preken dhe shihen nga çdo qytetar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close