LajmeMaqedoniTopLajm

Zëvendëskryeministri Artan Grubi inspekton punimet në autostradën Shkup-Bllacë (VIDEO)

Zëvendëskryeministri i parë në qeverinë e RMV, Artan Grubi sot së bashku me nistrin e Transportit Boçvarski, zvëvendësministrin Rexhepi dhe drejtorin e rrugëve shtetërore, Ejup Rustemi kanë inspektuar punimet në autostradën Shkup-Bllacë në të cilën punohet në mënyrë intenzive në dy kilometrat e parë të kësaj traseje.
Bashkë me ministrin e Transportit Boçvarski, zvëvendësministrin Rexhepi dhe drejtorin e rrugëve shtetërore, Ejup Rustemi, ndoqëm nga afër punimet në autostradën Shkup-Bllacë.
Në mënyrë intensive po punohet në dy kilometrat e parë të kësaj traseje, ndërkohë Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore tani më ka nisur me projektimin edhe të dhjetë kilometërshit të dytë nga Bllaca deri tek rruga në hyrje të Shkupit.
Lajmi tjetër i mirë për të gjithë qytetarët është se në bashkëpunim me kryetarin e qytetit të Shkupit z. Shilegov, rruga e Kaçanikut do të kthehet në bulevard. Këto punime shpresojmë të nisin këtë vit, kurse synimi i të gjithë neve bashkë është që nga vendkalimi Bllacë e deri në Qafë Thanë të lëvizim nëpër një autostradë moderne.

Related Articles

Back to top button
Close
Close