
Zëvendëskryeminstri Arben Fetai sot ka pritur në takim ambasadoren e Greqisë në Maqedoninë e Veriut, znj. Sophia Philippidou me të cilën bashkëbiseduan për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve sidhe ka njoftuart ambasadoren për planet e ardhshme në luftën kundër korrupsionit, forcimin e transparencës dhe bashkëpunimin me sektorin joqeveritar, shkruan Top24
Sot pata kënaqësinë të takoj ambasadoren e Greqisë, znj. Sophia Philippidou, me të cilën diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve tona.
E informova ambasadoren për punën e deritanishme të kabinetit tim dhe për planet e ardhshme në luftën kundër korrupsionit, forcimin e transparencës dhe bashkëpunimin me sektorin joqeveritar. Në veçanti, theksova rëndësinë e udhëheqjes së Trupit ndër-resorial për koordinimin e aktiviteteve kundër korrupsionit dhe zbatimin e Strategjisë për transparencë.
Ambasadorja Philippidou shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e deritanishëm dhe konfirmoi gatishmërinë për të shfrytëzuar instrumentin TAIEX për forcimin e kapaciteteve tona në arritjen e objektivave prioritare në fushën e rritjes së transparencës institucionale.
Bashkëpunimi ndërkombëtar është kyç për suksesin e reformave tona!



