
Zëvendës kryeministri i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave të rastit tragjik të Koçanit ku jetën kanë humbur 59 të rinjë dhe 115 të tjerë janë lënduar, shkruan Top24
Në këto momente zie për Koçanin dhe mbarë vendin, mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe me të lënduarit, duke shpresuar për shërimin e tyre sa më të shpejtë. Qofshin të paharruar ata që humbën jetën.
Ftoj institucionet shtetërore të jenë pranë familjeve të prekura dhe të zbardhin rrethanat e kësaj tragjedie, në mënyrë që të vendosen përgjegjësitë dhe drejtësia të vihet në vend për viktimat dhe të afërmit e tyre.


