LajmeMaqedoni

Zëvendësdrejtori i pyjeve nacionale të Maqedonisë; Do të kujdesemi në mbrojtjen e natyrës dhe interesit të qytetarëve

Zëvendësdrejtori i pyjeve të Maqedonisë së Veriut, Safet Miftari është kuadri i Aleancës për Shqiptarët nga komuna e Bogovinës i cili në këtë pozitë erdhi pas përfshirjes së ASH-së në frontin për Europë. Zëvendës drejtori Miftari me të marë këtë detyrë është zotuar se qëllim parësorë i tij është mbrojtja e pyeve nga prerjet ilegale dhe shërbimi i qytetarëve për nevojat me të cilat ata kanë, shkruan Top24

“Ekam pranuar këtë detyrë më shumë si përgjegjësi se sa një privilegj, pyjet po shkatërohen dhe po dëmtohen pa asnjë kontrollë ndërsaka shumë qytetarë që kanë halle dhe ankesa nga më të ndryshmet rreth dëmtimit ose prerjes së pyejeve. Prioritet mbetet kujdesi në mbrojtjen e pyeve dhe interesine e qytetarëve”, tha Miftari për Top24

Miftari më tej shton se po ashtu nën drejtimin e tij kjo drejtori do të angazhohet në mrbojtjen e florës dhe faunës në pyjet tona dhe në bashkëpunim të ngushtë me shoqatat e gjuetisë do të krijojmë një plan më efikas të mbrojtjes dhe parandalimin e gjuetisë së paligjshme. Theks të veçantë po ashtu do ti kushtojmë edhe mbjelljes së fidaneve të reja në lokacione të që do ti përcaktojmë si prioritet me qëllim që të kemi më shumë sipërfaqe me drunj dhe gjelbërim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close