
Ministri i drejtësisë Krenar Lloga gjatë ditës ka pritur në takim ud. ambasador i Gjermanisë, z Otto Graf,me të cilin diskutua për ndryshimet kushtetuese, marrëdhëniet me Bullgarinë dhe situatën aktuale në gjyqësor, shkruan Top24
Gjermania mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt proceseve eurointegruese. Në takimin e sotëm të Ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, me U.D. Ambasadorin e Gjermanisë, Otto Graf, u diskutua për ndryshimet kushtetuese, marrëdhëniet me Bullgarinë dhe situatën aktuale në gjyqësor.
Ministri Lloga e njoftoi z. Graf se Preambula në Kushtetutë është prioritet dhe se në periudhën në vijim pritet që të formohet një grup ekspertësh për përgatitjen e këtyre ndryshimeve.
Gjithashtu u diskutua edhe për idenë e përgatitjes së Kodit të ri Zgjedhor dhe formimin e një grupi punues, i cili pritet që së shpejti të kompletohet dhe ta verifikojë metodologjinë e punës. Graf u informua lidhur me axhendën legjislative në Kuvend, Strategjinë për Reformat në Gjyqësor 2023-2027, vetingun dhe shpërndarjen elektronike të lëndëve në prokuroritë publike.
U.D. Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Otto Graf, theksoi se mbështet të gjitha përpjekjet dhe iniciativat lidhur me integrimin e vendit në BE.