LajmeMaqedoni

Zëvendës ministri Sulejmani takon rektorin e International Balkan University, Prof. Dr. Lütfi Sunar

Zëvendësministri i kulturës  Sadat Sulejmani sot ka takuar rektorin e Ballkan University Prof. Dr. Lütfi Sunar me të cilin diskutuan mbi mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe komunitetit akademik, me theks të veçantë në zhvillimin kulturor, mbështetjen e kërkimeve shkencore dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore përmes projekteve të përbashkëta dhe programeve arsimore, shkruan Top24

Sot zhvilluam një takim shumë konstruktiv me Prof. Dr. Lütfi Sunar, Rektor i International Balkan University. Diskutimet tona u fokusuan në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe komunitetit akademik, me theks të veçantë në zhvillimin kulturor, mbështetjen e kërkimeve shkencore dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore përmes projekteve të përbashkëta dhe programeve arsimore.

Vlerësoj shumë dialogun e frytshëm dhe përkushtimin e ndërsjellë për të thelluar bashkëpunimin në fushat e politikave kulturore, shkëmbimeve ndërkombëtare dhe fuqizimin e të rinjve në art dhe kulturë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close