LajmeMaqedoniTopLajm

Zëvendës kryeministri Artan Grubi në promovimin e punës së ITKSH, në ditën e beslidhjes së Lezhës

Yëvendëskryeministri i parë në RMV, Artan Grubi sot ka marë pjesë në promovimin e punës së ITKSH në Maqedoni përgjat vitit 2020, përcjell TOP24. “Nder që isha pjesë e aktiviteteve të sotme të këtij instituti. Ky promovim nuk kishte vetëm një motiv pasi që përveç prezantimit të veprimtarisë një vjeçare, sot u promovua edhe libri i autorit Bajram Kosumi me titull “Letërsia nga burgu”. ka shkruar Grubi në profilin e tij në Fb përcjell Top24.
Postimi i plotë i zëvendëskryeministrit Artan Grubi.
Kënaqësi që pikërisht sot, në ditën e mbajtjes së Besëlidhjes së Lezhës, Kuvendit të Princërve Shqiptar, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut promovoi veprimtarinë e tij gjatë vitit 2020.
Nder që isha pjesë e aktiviteteve të sotme të këtij instituti. Ky promovim nuk kishte vetëm një motiv pasi që përveç prezantimit të veprimtarisë një vjeçare, sot u promovua edhe libri i autorit Bajram Kosumi me titull “Letërsia nga burgu”.
Përgëzoj Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve të RMV-së të cilët prej themelimit e deri më sot kanë dhënë kontribut në rrafshin e hulumtimeve shkencore, organizimin e konferencave dhe tribunave të shumta shkencore si dhe botimin e shumë veprave shkencore nga autorë të ndryshëm.

Related Articles

Back to top button
Close
Close