
Deputeti shqiptar në përbërjen e parë të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Ismet Ramadani në studion e hapur të TV21 deklaroi se zgjedhja e kryeministrit të parë shqiptar, do të thotë një hap para drejt bashkëjetesës në vend.
Më tej shtoi se edhe ata si deputet janë udhëhequr nga ky koncept, por ka qenë i pamundur të zbatohet për shkak të mungesës së badenterit.
Por sot thotë se zgjedhja e Xhaferit nuk nënkupton prishjen e paragjykimeve, por ndryshim i realitetit në Ballkan.
Duke folur për opozitën aktuale në vend, Ramadani i këshilloi të njëjtit të reformohen ngaqë “kanë zero mundësi” t’i nënshtrojnë shqiptarët në të ardhmen – nëse vijnë në pushtet.




