
Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Arben Zeqiri përmes një postimi ka kujtuar VLEN-in se koha kur Ziadin Sela mbronte dhe insistonte me ngulm në ligjin për gjuhën shqipe këta kishi hallin e Zaevit dhe jo të interesave kombëtare për të cilën sot shtiren dhe bëjnë se gjoja mërziten duke i përgaditur teren VMRO-së për shfuqizimin e ligjit për gjuhën, shkruan Top24
Zeqiri kujton se në vitin 2017 Ligji për zyrtarizimin e Gjuhës Shqipe u miratua në Kuvend dhe e gjithë kjo falë insistimit të kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Të gjithë ata që ngrejnë dilema sot, tingëllojnë ngjashëm si ata që kundërshtonin atëherë (VMRO) dhe duan ta shfuqizojnë sot.



