
Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Arben Zeqiri ka shpërndarë përmes një statusi në profilin e tij në FB një listë e cila është dorëzuar nga ana e Serbisë në Interpol e cila përfshin një numër të ish ushtarëve të UÇK-së në Kosovë dhe se të njejtit mund të arestohetn edhe në Maqedoninë e Veriut, shkruan Top24
Zeqiri në postimin e tij shkruan:
“KUJDES! KUJDES!
Keni parasyshë, mos ndonjëri prej këtyre nesër është në delegacionin e Albin Kurtit, se ato të VMRO e ZNAM, mend që kanë i arrestojnë a kto tonit guximin që s’kanë, sun i mbrojnë.
Nejse, pastaj de mburren se do t’i “lirojnë” në burg shtëpiak.”
Ndryshe më 17. Korrik të 2024 në pikën kufitare në Jazhincë është arestuar ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani i cili është ende në paraburgim shtëpiak, ndërsa sipas vendimit të gjykatës së Tetovës ai do të pres deri në vendimin për ekstradim.




