Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se ushtarët e brigadës së 110-të ukrainase kanë rrëzuar një aeroplan luftarak rus Su-25, gjatë të shtunës në rajonin e Donetskut.
Rusët po kryejnë sulme të pandërprera në pjesë të ndryshme të frontit lindor që përfshin Donetskun, pasi arritën ta marrin nën kontroll qytetin e Avdiivkas në shkurt, transmeton Telegrafi.
Tani rusët kanë përqendruar forcat në Chasiv Yar, një qytet i shndërruar në rrënoja që nuk ka mbetur pothuajse as edhe një objekt apo shtëpi që nuk është shkatërruar.
Derisa aeroplanët rusë Su-25 ishin ngritur në qiell për të ofruar mbështetje për këmbësorinë ruse, një prej tyre u rrëzua nga ukrainasit.