BotaLajmeTopLajm

Zelensky njofton për mbledhje urgjente me G7, pas sulmeve në Kiev

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi se do të mbajë një takim urgjent me G7, pasi Rusia sulmoi Kievin në mëngjesin e së hënës.

Zelensky shkroi në Twitter se bisedoi me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe u dakorduan për mbajtjen e një takimi urgjent.

“Ne diskutuam gjithashtu për çështjen e rritjes së presionit mbi Rusinë dhe ndihmën në rivendosjen e infrastrukturës së dëmtuar”, tha ai.

Tetë persona u vranë në lagjen Shevchenkiv të Kievit, pas sulmit të trupave ruse.

Related Articles

Back to top button
Close
Close