BotaLajme

Zelensky: Ka ardhur koha të krijohen forcat e armatosura të Evropës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, të shtunën ka deklaruar se ka ardhur koha për krijimin e “forcave të armatosura të Evropës” dhe se lufta e shtetit të tij kundër Rusisë ka provuar se një bazë veçse ekziston, raporton agjencia e lajmeve “AP”.

Lideri ukrainas deklaroi se Evropa nuk mund të largojë mundësinë se “Amerika mund t’i thotë jo Evropës për problemet që e kërcënojnë atë”, dhe rikujtoi se shumë liderë qysh herët kanë deklaruar se Evropa duhet të ketë ushtrinë e saj.

Ai po ashtu përmendi një telefonatë me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, pas së cilës Trumpi ka deklaruar se me shumë gjasë të dy liderët do të takoheshin shumë shpejtë për të negociuar një marrëveshje paqe për Ukrainën. Më vonë Trumpi siguroi Zelenskyn se edhe ai do të kishte një vend në tavolinë për të ndaluar luftën që ka filluar nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.

“Ukraina kurrë nuk do të pranojë marrëveshje të bëra mbrapa shpinës sonë pa përfshirjen tonë, dhe i njëjti rregull duhet të aplikohet nga e gjithë Evropa”, ka deklaruar Zelensky në Konferencën e Sigurisë në Munih.

“isa ditë më parë, presidenti Trump më tregoi për bisedën e tij me Putinin. Asnjëherë nuk e përmendi se Amerika ka nevojë për Evropën në tavolinë. Kjo do të thotë shumë. Ditët e vjetra kanë mbaruar kur Amerika ka mbështetur Evropën vetëm sepse gjithmonë e kishte bërë”.

Zelensky insistoi se “lufta e plotë tri vjeçare ka provuar se ne veçse kemi bazën për një forcë të bashkuar ushtarake”.

“Dhe tani, derisa ne luftojmë këtë luftë dhe përgatitemi për paqe dhe siguri, ne duhet të ndërtojmë forcat e armatosura të Evropës”, shtoi ai.

Duke iu referuar prezencës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute në audiencë, Zelensky deklaroi se ideja “nuk është për të zëvendësuar aleancën, është për të bërë kontributin e Evropës në partneritetin tonë të barabartë me atë të Amerikës”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close